Kviça Kvaratskhelia jo vetëm që nuk do të largohet nga Napoli, por është i gatshëm dhe të rinovojë kontratën.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i gjeorgjianit ishte në Napoli për të finalizuar detajet e kontratës.
Sulmuesi do të zgjasë kontratën deri në vitin 2028, me një opsion për vitin 2029. Kvaratskhelias do ti dyfishohet paga, teksa mund të arrijë në vlerën 2.5 milionë euro.
Baza neto me bonuse mund të shkojë deri në 3 milionë euro.

