Pas Leo Mesit, një tjetër largim i bujshëm mund të ndodhë nga PSG. Bëhet fjalë për Nejmarin, që prej kohësh e ka shprehur dëshirën e tij që do të nisë një aventurë të re jashtë Francës.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, e ardhmja e yllit të Brazilit nuk do të jetë te Barcelona, siç flitej përpara disa ditësh.
Duket se Nejmar ka nisur bisedimet me Çelsin dhe çdo gjë po shkon sipas planit të “Bluve”.
Dhe “Le Parisien” ka konfirmuar interesin e Çelsit ndaj numrit 10 të PSG-së, i cili mund të provojë për herë të parë në karrierën e tij Premier Ligën.