Site icon

E ardhmja e Ten Hag vendoset në shkurt. Jo nga rezultatet por nga… aksionet e Mançester Junajtid

Drejtuesit e INEOS, pronarët e rinj të 25% të aksioneve të Mançester Junajtidit, pritet të flasin publikisht për të ardhmen e Erik ten Hagut si trajner, sapo të mbërrijë ratifikimi i marrëveshjes së tyre në Premier Ligë.

Sër Xhim Retklif është në pritje të miratimit të marrëveshjes në Premier Ligë për blerjen e 25% të aksioneve nga familja Glejzër për shifrën e 1.3 miliardë paundëve. Miratimi pritet të vijë muajin e ardhshëm. Miliarderi britanik dhe ekipi i tij INEOS do të marrin kontrollin e operacioneve të futbollit në “Old Trafford” si pjesë e marrëveshjes dhe vëmendja tashmë është kthyer tek e ardhmja e teknikut holandez, i cili po kalon një sezon të vështirë në stol.

“The Athletic” zbulon se përfaqësuesit e INEOS pritet të flasin publikisht pas kalimit të pronësisë, duke përfshirë edhe prekjen e temës së të ardhmes së menaxherit në fillim të shkurtit. Mbi Ten Hagun ka pasur presion në rritje, duke pasur parasysh paraqitjet jokonsistente të skuadrës gjatë sezonit 2023- 24.

Mançester Junajtid u eliminua nga Liga e Kampioneve që në fazën e grupeve, ndërsa i ka dhënë lamtumirën Kupës Karabao dhe në Premier Ligë renditet në vend të 8-të, me 32 pikë pas 21 javësh dhe 11 pikë larg vendit të katërt, Aston Vilës.

Exit mobile version