Agjenti i Zhorzhinjos ka zbarkuar në Spanjë!
Ky lajm vjen nga e përditshmja sportive iberike “MARCA”, e cila raporton se menaxheri i mesfushorit të Çelsit, Zhoao Santos ka shkuar në Barcelonë për të biseduar me katalanasit.
Kampionit të Europës me Italinë i skadon kontrata qershorin e ardhshëm dhe tani palët kanë lëvizur me agjentin e vetë futbollistit italian dhe me klubin blaugrana tepër e interesuar për të fituar shërbimet e 30-vjeçarit.
Aktualisht në këtë sezon me fanellën e Çelsit në Premier Ligë, Zhorzhinjo është aktivizuar në 8 ndeshje ku ka shënuar dhe 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

