Site icon

E BUJSHME/ Djali i Ançelotit mendon largimin nga Reali, pranë akordit me skuadrën ku është kapiten mesfushori i Kombëtares shqiptare

Davide Anceloti, djali i Karlitos, duket se po bëhet gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Spanja, Davide, pritet të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Bazel, ku kapiten është mesfushori shqiptar Taulant Xhaka.33-vjeçari Ançeloti, aktualisht luan një rol kyç në stafin e babait të tij në Real Madrid, megjithatë shumë shpejt do të largohet nga madrilenët, teksa është pranë akordit me Bazelin.

Vitin e kaluar ai gjithashtu e zëvendësoi babanë e tij për një ndeshje në stolin “Los Blancos” pasi Karlo ishte pozitiv për Covid. Nëse gjithçka realizohet, ajo në Zvicër do të ishte kontrata e tij e parë profesionale si trajner.

Exit mobile version