Site icon

E BUJSHME/ Te Bajerni nuk ka tolerime, klubi gjerman nxjerr në shitje yllin e sulmit

Duket se te Bajerni i Mynihut nuk ka tolerime, me mediat gjermane që raportojnë se aventura e Sadio Manesë te “rekordmenët” ka ardhur drejt fundit vetëm pas një sezoni.

Siç bën me dije “Sky Deutschland”, klubi do të bëjë çfarë të jetë e mundur që ta largojë këtë verë sulmuesin nga Senegali dhe kjo për shkak se goditi me grusht shokun e tij të skuadrës, Leroi Sane, pas ndeshjes me Mançester Sitin.

Gjithashtu theksohet se ai nuk është pjesë e planeve të Tomas Tuhel, pasi nuk përshtatet me skemat e gjermanit.

31-vjeçari u transferua verën e kaluar te Bajerni për 32 milionë euro, duke firmosur një kontratë që e mban atë në Bavari deri në 2025-ën.

Exit mobile version