Site icon

E frikshme/ OKB ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Njerëzimi është në rrezik, shkak ndryshimet…

Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin se njerëzimi është në rrezik për shkak të zndryshimeve klimaterike dhe konsumit pa kriter.

Në raportin e fundit, OKB-ja vë në pah kërcënimin për një krizë të pashmangshme për ujë në vitet në vijim, pasi mungesa e tij është duke u përkeqësuar.

Sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres “bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”.

Studimi tregon se rreth dy miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të besueshme sanitare.

Exit mobile version