Site icon

E fundit/ Bashkia Shkodër kërkon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Ditën e sotme Bashkia Shkodër ka bërë një njoftim për situaten  përmbytjeve në terren që vazhdon të jetë ende e përkeqësuar. Situata e reshjeve të mbrëmshme ka shtuar akoma më tepër nivelin e ujit dhe Oboti është pothuajse i pakalueshëm.

Sakaq, kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Ja njoftimi I plotë I Bashkisë:

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3585 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 735 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 2565 Ha
  3. Grurë 150 Ha
  4. Bimë Dekorative 92 Ha
  5. Pemtore 40 Ha
  6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
  2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
  6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
  2. 110 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  3. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
  4. Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Exit mobile version