Hakan Çalhanoglu po tregon të jetë një nga lojtarët kryesorë të Interit gjatë këtij sezoni dhe i tillë ka qenë edhe në programin “Footsteps”, projekt i kanalit të klubit ku lojtarët zikaltër tregojnë fillimin e karrierës së tyre. Nga nisja si portier e deri te momentet që i kanë shënjuar jetën profesionale dhe jo vetëm, turku nuk ka lënë pa përmendur edhe legjendat zikaltër.NISJA – “Karrierën e kam nisur si portier. Babai im ishte trajner dhe ka parë që duke e nisur lojën nga pas bëja shumë mirë. E godisja topin gjithmonë përpara dhe isha shumë i fortë në ndërtim dhe në një nga ndeshjet më ka provuar si mesfushor dhe kam bërë shumë mirë. Ëndrra ime nisi kështu, ishte diçka e madhe”.
QYTETET – “Unë kam debutuar në Karlsruhe, një qyet i vogël, por shumë i bukur në Gjermani. Pastaj momentin më të rëndësishëm e kam jetuar në Leverkusen, qytet shumë i bukur pranë Këlnit dhe Dyseldorfit, aty ku kam realizuar objektivat e mi të parë në karrierë. Pastaj erdhi koha e Milanos, një qytet special dhe ndryshe që nuk mund ta krahasosh me vende të tjera në botë”.
RRUGËTIMI – “Do të përdorja tri fjalë për të përshkruar rrugëtimin tim: përulësi, sakrificë dhe kurajë. Më e rëndësishmja është t’i bësh gjërat gjithmonë mirë, të ndjekësh atë që të kanë thënë dhe unë i kam shfrytëzuar gjithmonë këshillat dhe kam punuar gjithmonë shumë. Vendi im i preferuar si fëmijë? Një fushë e vogël pranë shtëpisë sime, ku luaja gjithmonë futboll”.
GOLAT – “Goli më i bukur? Te Hamburgu, kundër Borusia Dortmundit, një gol që do të qëndrojë gjithmonë në zemrën time. Ishim në avantazh 2-0 dhe ishte minuta e 89-të. Kam parë portierin dhe kam menduar të godas nga jashtë zone dhe ishte një gol shumë i bukur. Pastaj ka shumë gola që për nga rëndësia ose për nga gjestet teknike janë kthyer në të rëndësishëm për mua, ashtu si ai që kam shënuar ndaj Barcelonës këtë vit”.
LEGJENDAT ZIKALTËR – “Uesli Shnajder është për mua një legjendë e klubit. Do të kisha pasur dëshirë të luaja me Dejan Stankoviçin dhe pastaj nëse do më duhej të sfidoja një prej ish-lojtarëve zikaltër do të zgjidhja Samuel Etonë”.

