Trajneri i Çelsit, Graham Poter nuk dëshiron që Armando Broja të largohet nga blutë në huazim në janar, pavarësisht se ka interes nga Everton dhe Njukastëll. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Anglia.
Sipas gazetarit të CBS, Ben Xhakobs, tekniku Poter, nuk dëshiron që Broja të largohet në janar, pasi shqiptari është pjesë e planeve të 47-vjeçari, teksa po fiton terren gradualisht.
Vlen të theksohet fakti se deri tani, Broja është aktivizuar 187 minuta në Premier Ligë, teksa gjeti rrugën e rrjetës ndaj Uolves në “Stamford Bridge”, në triumfin 3-0.
21-vjeçari shqiptar mori vendimin në verë për të qëndruar te Çelsi, teksa nënshkroi një marrëveshje afatgjatë me klubin. Gjasat janë të mëdha që në ndeshjet në vazhdim Broja të ketë më shumë minuta në dispozicion.