Mateo Retegui, sulmuesi i Boka Zhuniorsit, është një nga objektivat e Milanit në merkato.Për të konfirmuar interesin e kuqezinjve, edhe pse në mënyrë indirekte, ka menduar edhe babai-agjent i 23-vjeçarit, Karlos Retegui, që është shprehur:
“Sipas meje është gati për një kapërcim të madh dhe ka disa klube italiane që janë në ndjekje të tij”.