Site icon

E KRYER! Arabia Saudite nuk di të ndalet dhe merr yllin e Liverpulit, planifikohen testet mjekësore

Kampionati i Arabisë Saudite do të jetë i mbushur me yje sezonin që vjen dhe si duket, skuadrat arabe nuk kanë në plan të ndalen. Pasi kanë siguruar emra si Ronaldo, Kante, Benzema, Kulibali apo edhe Brozoviç e të tjerë, në listë tashmë është edhe Roberto Firminjo.

Sulmuesi brazilian ka marrë një ofertë direkte nga Al Ahli. Klubi arab e merr me parametra zero sulmuesin, duke i ofruar edhe një pagë të majme por që shifrat ende nuk janë bërë publike. Firminjo do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me skuadrën arabe.

Këtë javë, sulmuesi do të fluturojë në drejtim të Arabisë për të kryer edhe vizitat mjekësore, si edhe për të firmosur kontratën me skuadrën e re. Firminjos i përfundoi kontrata me Liverpulin në fund të këtij sezoni dhe palët nuk u dakordësuan për ta rinovuar duke u larguar i lirë.

Exit mobile version