Sergej Milinkoviç-Saviç është i larguar i radhës nga Europa për Arabinë Saudite, me mesfushorin serb që ka firmosur kontratën me Al Hilal.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Lacio ka pranuar ofertën e sheikëve për 40 milionë euro.
Kështu Milinkoviç-Saviç do të jetë shok skuadre me Ruben Nevesh dhe Kalidu Kulibali, ndërsa Al Hilal mundi konkurrencën me Juventusin dhe klubet e Milanos për shërbimet e serbit.