Site icon

E KRYER! Legjenda e Milanit pranoi që ishte juventin, djali i tij arrin akordin me bardhezinjtë

Xhorxh Ueah ka lënë gjurmë në futbollin europian duke u bërë afrikani i parë që fitonte Topin e Artë kur ishte pjesë e Milanit. Të njëjtën gjë, synon edhe djali i tij Tim Ueah i cili tashmë ka hedhur një hap të madh në karrierë, duke firmosur me Juventusin.

Klubi i Juventusit ka arritur akordin me klubin e Lilës për 12 milionë euro teksa futbollisti do të firmosë një kontratë afatgjatë. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë sigurojnë shërbimet e një sulmuesi që ka spikatur së fundmi në Francë dhe synon të lërë gjurmë në Itali gjithashtu.

Ai do të jetë në Itali brenda javës për të kryer vizitat mjekësore dhe ditën e enjte është planifikuar që të firmosë kontratën me Juventusin dhe të prezantohet zyrtarisht si futbollisti më i ri në skuadër. Pak kohë më parë, babai i tij që ka qenë një nga legjendat e Milanit u shpreh se ka qenë gjithmonë një tifoz i Juventusit, teksa djali i tij tashmë luan për klubin që babai ka simpatizuar gjithmonë.

Exit mobile version