Milani siguron një tjetër emër të njohur për sulmin. Klubi kuqezi ia ka dalë të sigurojë firmën e sulmuesit belg Divok Origi, i cili transferohet me parametër zero nga radhët e Liverpulit.
Origi, një nga heronjtë e Liverpulit që fitoi Ligën e Kampioneve tre sezone më parë, ka mbyllur kontratën e tij me skuadrën e Klop dhe prej kohësh ishte në bisedime me Milanin. Duket se më në fund belgu është bindur dhe sipas “The Athletic”, ai ka mbyllur përfundimisht gjithçka duke shtrënguar duart me Milanin pasi është gjetur edhe akordi financiar.
Tani pritet vetëm përfundimi i vizitave mjekësore të tij dhe firma në kontratë, për ta bërë Origin blerjen e parë për sezonin 2022-2023 te kuqezinjtë të cilët kanë ambicie që pas konfirmimit në Serinë A, të kthehen protagonistë kryesorë edhe në Europë.