Roberto Firminjo është ylli i radhës që transferohet drejt Arabisë Saudite.
Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi brazilian tashmë ka firmosur për tre vite me klubin e Al Ahli.
31-vjeçari i dha fund aventurës me Liverpulin në fund të këtij sezoni, teksa tashmë është gati për një aventurë të re në Lindjen e Mesme, aty ku do të ketë shok skuadre ish-portierin e Çelsit, Eduard Mendi.

