Site icon

E rëndë! 34-vjeçarja përdhunohet teksa po priste autobuzin: Më çoi në një park me thikë në fyt, më zhveshi dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 34-vjeçare raportohet të jetë përdhunuar teksa po priste autobusin.

Ngjarja ndodhi në Poseidon Avenue mbrëmjen e së shtunës, kur një burrë iu afrua dhe e përdhunoi me thikë.

Sipas informacioneve te protothema,  autori e ka parë gruan duke pritur e vetme, i është afruar dhe e ka kërcënuar me thikë, duke e çuar në një park aty pranë.

Aty i hoqi rrobat dhe më pas e përdhunoi. Pasi mbaroi, u ngrit në këmbë dhe me një ton ironik i tha 34-vjeçares “do të bëhesh e dashura ime?”.

Vajza ka veshur rrobat nga frika, ka marrë çantën dhe është kthyer në stacion, ku një i ri po priste autobusin, por nuk i ka kërkuar ndihmë pasi ishte turpëruar, siç tha në polici. Përdhunuesi e ndoqi dhe pati guximin të shkonte tek ajo dhe t’i kërkonte numrin e celularit. Vajza ka refuzuar dhe më pas autori e ka kërcënuar se do ta vriste nëse e tregonte në polici dhe ia mbathte.

Kur ishte mjaft larg, 34-vjeçarja thirri “Ndihmën e Menjëhershme” dhe raportoi përdhunimin. Më pas ka kaluar pragun e Departamentit të Sigurimit të P. Faliros dhe ka bërë padi.

Në polici ajo ka përshkruar karakteristikat e autorit, i cili fliste mirë greqisht, ishte flokëshkurtër, trupmadh, rreth 1.70 i gjatë. Në fotografitë e treguara ndaj saj, viktima nuk e njohu përdhunuesin e saj.

Exit mobile version