Site icon

E rëndë, rrëzohet avioni në Rusi, humbin jetën të gjithë pjestarët e ekuipazhit

Agjensia shtetërore TASS ka konfirmuar se një avion “Antonov An-26” u përplas pranë qytetit lindor të Kabarovskit në Rusi, duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.

Nga ky aksident kanë humbur jetën të 6-të anëtarët e bordit të avionit.

Sipas raportimit të agjencisë TASS, avioni i rrëzuar i përket një kompanie private që kryen teste teknike mbi aeroportet e vendit.

Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë angazhuar për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët.

Exit mobile version