Site icon

E trajtuan si shpërndarës droge dhe dërguan qentë për ta nuhatur/ Incidenti absurd me futbollin e Bajernit në aeroport

Si të mos mjaftonte operacioni në gju, i cili bëri që futbollisti senegalez i Bajernit, Bouna Sarr, të humbiste Botërorin, i riu e gjeti veten në një tjetër situatë të pakëndshme. Teksa po kthehej në Gjermani nga një fundjavë familjare, ditën e djeshme, senegalezit, në aeroportin e Mynihut, iu bë një trajtim në kufijtë e absurdit, që ngjasonte me një shpërndarës droge.Ai u ndal nga forcat e policisë, të cilët dërguan edhe qentë për të nuhatur, teksa më pas e dërguan në një dhomë më vetë, ku u izolua për një kohë të gjatë.Arsyeja konkrete nuk është bërë e ditur, por sipas raportimeve mësohet se lojtari duhet të regjistronte çdo objekt me vlerë më të madhe se 430 euro. Futbollisti i Bajernit e ka bërë ngjarjen publike në llogarinë e tij në “Instagram“, teksa ka shpëndarë një foto ku ka vendosur imazhin e një klloini në kokat e punonjësve të policisë.

“Gjithmonë pyes veten: ‘Kur do të e kemi të mundur të ndihemi si në shtëpi këtu‘? Mbërrin, pret për valixhen dhe ti, nga më shumë se 200 pasagjerë, trajntohesh si i papastër ose si shpërndarës droge. Më informuan se ky do të ishte vetëm një kontroll rutinë.

Pas reagimit tim dhe të shumë personave të tjerë që e panë dhe u shokuan, u vendos që do të kishte ende një kontroll personal. Më kyçën në një dhomë ku askush nuk mund të na shihte, në mënyrë që ata mund të akuzonin dhe justifikonin veten që nuk kishin bërë gabim që unë u mbajta për 2 orë. Sendet e mia me vlerë u morën prej meje vetëm me pretekstin e sjelljes jo të hijshme“, ka shkruar Bouna Sarri.

Exit mobile version