Site icon

E turpshme/ Kërcet grushti mes deputetëve në Parlament, si nisi sherri

Grushte dhe dhunë mes deputetëve në parlamentin e Gjeorgjisë. Ligjvënësit shpërthyen në përplasje kur pritej të diskutonin për legjislacionin e propozuar që kërkon të fusë në listën e agjentëve të huaj disa organizata.

Kryetari i komisionit të çështjeve ligjore u pa duke goditur liderin e partisë opozitare i cili kundërshton projektligjin.

Ligji do të zbatohej për organizatat që marrin më shumë se një të pestën e fondeve të tyre nga jashtë dhe do t’i detyronte ato t’i nënshtrohen monitorimit nga autoritetet.

Kritikët kanë protestuar jashtë parlamentit dhe thonë se legjislacioni është modeluar sipas legjislacionit rus të krijuar për të kufizuar lirinë e fjalës.

Exit mobile version