Site icon

“E vetmja mënyrë për të ecur para është…”, Shnajder: Zikaltërit nuk e menaxhuan dot situatën e Shkriniarit

Uesli Shnajder ka vlerësimin e të gjithë tifozëve zikaltër për kontributin e tij të padiskutueshëm në tripletën e 2010-ës, por këtë herë ish-mesfushori ka qenë kritik me Interin e tij për sa i përket menaxhimit të çështjes “Shkriniar”.“Kur nuk ka një menaxhim të mirë, është vështirë të kontrollosh gjithçka”, e ka nisur Shnajder duke vazhduar: “Në fushë gjithçka është e thjeshtë, ajo që ndodh jashtë saj është shumë e vështirë dhe është aspekti më i rëndësishëm. Nuk është e mundur që lojtarët flasin në këtë moment të sezonit dhe thonë se duan të largohen. Interi duhet të menaxhonte më mirë situatën e Shkriniarit dhe t’i mbante gjërat nën kontroll. Gjithsesi, skuadra që kanë është e shkëlqyer, nuk do të jetë një problem, por do të dalin probleme të tjera dhe të gjitha duhen menaxhuar. Duhet që në klub të jetë një person që thotë: ‘Mjaft, duhet të mendojmë për të luajtur futboll dhe për të fituar dhe për asgjë tjetër’. Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur para”, tha Shnajder.

Exit mobile version