Fiorentina është skuadra tjetër italiane, që pas Interit, Milanit, Napolit dhe Juventusit, po zhvillon paraqitje dinjitoze në arenën Europiane.
Skuadra vjollcë triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-4 në Ligën e Konferencës ndaj Leh Poznan, duke regjistruar kështu fitoren e 9 radhazi në garat europiane, teksa kërcënon kështu rekordin e Milanit, të vendosur nga shtatori i vitit 1992 dhe prillit të 1993 me 10 fitore.
Gjasat janë të mëdha që me këtë ecuri skuadra e Fiores të thyejë rekordin e vendosur nga kuqezinjtë.