Belind Këllici ka zhvilluar një fushatë spektakolare dhe ka arritur të ngjitet në majë në sondazhe duke kapuyr shifra që as vetë demokratët nuk i kishin menduar.
Fushata derë më derë dhe me takime live e pa kaseta e montazh ka rritur dukshëm pëlqyeshmërinë e kandidatit “Bashkë Fitojmë”. Me sa duket rol në këtë ngjitje të pandalshme të Belindit kanë luajtur edhe 5 propozimet e tij, ndër më kryesorët transporti urban falas dhe nënkalimi te Sheshi Skënderbej.
Ndërkohë frytet duken qartazi edhe në mbështetjen popullore. Kështu në javen e fundit, 2.2 milion shikime jane siguruar ne videot e Belindit dhe 980 mije ne videot e Erion Veliajt.