Site icon

Ekip i fortë dhe i organizuar, Masimo Morati në prag të sfidës Inter-Porto: Zikaltërit do ta kenë të vështirë fitoren…

Ish-presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati mbetet një ndër tifozët më të zjarrtë të zikaltërve. Në prag të sfidës me Porton, ai u shpreh se ata janë një ekip i fortë dhe do të jetë e vështirë për ti mundur.“Porto është një ekip i fortë dhe i organizuar, është e vështirë të përballesh me ta. Serxhio Konceiçao ishte një lojtar i mirë dhe një djalë i zgjuar, gjë që është vendimtare për t’u bërë një trajner i madh. Mund të mos tingëllojë si një sukses për t’i eliminuar ata, por do të ishte”, u shpreh ai.

Exit mobile version