Site icon

Ekskluzive/ Arrestohet në flagrancë Prokurori i Sarandës, Sali Hasa dhe një oficer

Prokurori i Sarandës Sali Hasa ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura por në vijim pritet zbardhja e më shumë detajeve që shtynë policinë të ndërmarrë një akt të tillë.
Bashkë më prokurorin ka mbetur i arrestuar edhe një oficer, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Paraprakisht dyshohet se Sali Hasa është arrestuar për korrupsion.

Kujtojmë se pak kohë më parë Sali Hasa hoqi dorë nga kandidimi për të qenë drejtues i Prokurorisë së Sarandë për arsye shëndetësore.
Në vitin 2018, Prokurori Sali Hasa është bërë objekt i emisionit “Fiks Fare”. Ai është akuzuar nga qytetari Lulzim Sino për zvarritje dhe njëanshmëri në hetimet e kryera për falsifikim dokumentacioni dhe përvetësim prone nëpërmjet mirëbesimit.

Exit mobile version