Site icon

EKSKLUZIVE/ Partizani kërkon goditjen e madhe, synon firmën me yllin e Vllaznisë

Pas diskutimeve me shumë emra dhe tratativave të zgjatura për të gjetur njeriun e duhur, Partizani ka firmosur më në fund me një drejtor sportiv, pas një periudhe të gjatë, kur ky pozicion ka qenë vakant.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi bën me dije se Elton Marini do të drejtojë merkaton e të kuqve të paktën në këtë verë, kur synimi do të jetë ndërtimi i një skuadre të aftë për të luftuar për titullin kampion.

Firma me Marinin është pritur shumë mirë në kampin e “demave” dhe shkak i kësaj është fakti se ai është një njeri i njohur në familjen e kuqe, pasi ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës si futbollist te Partizani (1995-1998).

Marini mësohet të jetë një përzgjedhje e drejtorit Olsi Rama, teksa ai është takuar me presidentin Demi, me të cilin ka gjetur shpejt gjuhën e përbashkët dhe ka marrë bekimin e kreut të klubit për nisjen e detyrës së rëndësishme.

Ish-sulmuesi gjithashtu është një nga agjentët më të mirë në vendin tonë dhe një nga më aktivët e momentit. Me Partizanin ai ka pasur bashkëpunime edhe në të shkuarën, me Ekuban, që është një nga sulmuesit më cilësorë të ardhur në Superiore në dekadën e fundit.

Goditja e fundit e Marinit te Partizani është Xhuliano Skuka, që nuk ka nevojë për shumë koment. Të gjitha këto bindën presidentin Demi për t’i dhënë një prej posteve më të rëndësishme fierakut.

Puna e Marinit nis menjëherë, teksa i duhet të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në hyrje. Nga ana tjetër do të sqarohen edhe situatat me disa lojtarë që janë drejt fundit të kontratës.

Mesfushori “shpërthyes” i Vllaznisë luajti ndeshjen e fundit në finalen e Kupës, përpara se të divorcohej nga ekipi shkodran pas dy sezonesh.

Fakti që ai është një lojtar nën menaxhimin e Marinit i shton shumë shanset që Da Silva të firmosë me Partizanin.

27- vjeçari brazilian, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Itali, është një nga fantazistët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe firma me të do të ishte goditje e madhe për “demat”.

Da Silva ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në 26 ndeshje në Superiore këtë sezon.

Afrimi i tij pritet të pasohet me largimin përfundimtar të Sherif Kallakut, që nuk mundi të ambientohej dot në ekipin e tij të zemrës në fëmijëri.

Exit mobile version