Site icon

EKSKLUZIVE/ Tirana me objektiva të qarta në merkato, synojnë lojtarin që e mbylli me Teutën dhe sulmuesin e Partizanit

Tirana ka në shënjestër për sezonin e ri Zhuniorin dhe Albano Aleksin. Edhe pse bardheblutë mohojnë një gjë të tillë duket se dy lojtarët janë në orbitën e bardhebluve

Braziliani i Partizanit duket se nuk do të shkojë në Arabi dhe po negocion me të gjitha klubet e kryeqytetit, ndërsa Tirana i ka bërë një ofertë konkrete për të veshur fanellën bardheblu.

Tirana kërkon sulmues dhe një goditje e madhe mund të jetë “vjedhja” e Stenio Zhuniorit ekipit të Partizanit.

Zhunior mund të zëvendësojë të larguarit e mundshëm të sulmit. Kështu, nëse dy anësorët e Tiranës ikin për një skuadër më të mirë, atëherë sulmuesi aktual i Partizanit mund të bëjë punë.

Problemi i vetëm është rroga si dhe fakti që sulmuesi po diskuton me të kuqtë për rinovimin. Braziliani këtë sezon shënoi mbi 11 gola, duke qenë lojtari i katërt me më shumë rrjeta në Superiore.

ALEKSI – Mesfushori është një tjetër lojtar që mund t’i bëjë punë Tiranës. Bardheblutë e mohojnë një gjë të tillë, duke pranuar se nuk diskutojnë me futbollistë nën kontratë. Aleksi nga ana tjetër është lojtar i lirë dhe mund të bëjë shumë mirë si titullar dhe në stol. Ai mund të luajë fare mirë në mesfushë.

PLANI – Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar.

Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë, të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë. Dihet edhe se te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Për momentin janë përmendur emrat e Shehut të Laçit, Gurishtës, Zybës, Krymit.

Tirana akoma nuk ka zyrtarizuar asnjë futbollist, ndërsa ka rinovuar me Shehin, Najdovskin, ndërsa është duke diskutuar me Toshevskin.

Në dalje nuk ka asnjë lajm, ndërsa mësohet se drejtuesit do të lejojnë futbollistë të largohen, ndërsa skuadra do të ecë në Europë. Gjithsesi, deri atëherë duhet të shohim.

Exit mobile version