Radiatorët janë si një magnet i vërtetë për grumbullim të pluhurit dhe ndotjeve dhe me siguri ju dëshironi që rregullisht t’i pastroni, mirëpo duhet patjetër të kini kujdes mënyrën se si veproni
Posaçërisht të rrezikshme janë disa këshilla të cilat mund t’i gjeni në internet. Ka rëndësi të dini rreziqet e fshehura.
Ekziston një sërë xhirimesh dhe këshillash për pastrim të radiatorëve, me të cilat njerëzit sugjerojnë që të hedhin mjetin antibakterial, pastaj ujë të vluar nëpër brinjë të radiatorit. Mirëpo këtë assesi nuk bën ta bëni.
Produktet antibakteriale, posaçërisht ato në formë spreji apo aerosolësh, kurrë nuk bën t’i përdorni për pastrim të radiatorit.