Site icon

Eliminimi i Borusias nga Champions, futbollisti i Gjermanisë akuzon: E ka fajin gjyqtari, ishte arrogant

Futbollistët e Borusia Dortmund janë të bindur se eliminimi i tyre nga Liga e Kampioneve vjen si pasojë e vendimit të gjyqtarit Dani Makeli për të përsëritur penalltinë e Kai Havertz. Sulmuesi i Çelsit gaboi të parën por jo të dytën, duke çuar në 2-0 shifrat dhe eliminuar ekipin gjerman.“Kush e kishte fajin për eliminimin? Gjyqtari ishe fajtori për eliminimin tonë. Mendoj se ishte shumë arrogant me ne, nuk e kuptoj se pse bëri që të përsëritej penalltia meqë në zonë ishin shumë lojtarë dhe jo vetëm ata të Borusia Dortmund”, tha mesfushori i Dortmund dhe kombëtares gjermane, Emre Xhan.

“Makeli kishte një sjellje të gabuar ndaj nesh gjatë të gjithë ndeshjes dhe nuk e meritonim të eliminoheshim”, ishin fjalët e futbollistit gjerman që ishte dukshëm i inatosur pas sfidës.

Exit mobile version