Site icon

Eliminimi nga grupet e Champions-it, Alegri befason me deklaratën: Jam i lumtur për të rinjtë, të kualifikohemi në Ligën e Europës

STADIO GIUSEPPE MEAZZA, MILAN, ITALY - 2022/10/11: Stefano Pioli, head coach of AC Milan, looks on prior to the UEFA Champions League football match AC Milan and Chelsea FC. Chelsea FC won 2-0 over AC Milan. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Juventusi është zyrtarisht jashtë Champions League . Nokauti i katërt në pesë ndeshjet e luajtura, teksa tashmë është në rrezik edhe Liga e Europës. Disfata në Lisbonë ndaj Benfikës, ka tronditur ndjeshëm pozitat e trajnerit Alegri, që në prononcimin pas ndeshjes u shpreh:

“Pjesa e parë e edicionit u duk qartë se nuk ishte e mirë për ne. Jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe kemi mbetur prapa në Serie A. Por duhet të reagojmë. Kemi bërë shumë gabime sonte, por nuk është e vlefshme të flasim për këtë tani. Jam i lumtur për të rinjtë, të gjithë kanë luajtur mirë me energji mentale dhe teknikë që na duhej në atë fazë të ndeshjes.

“Më shumë se qasja e gabuar, mendoj se na ka kushtuar fakti që ishim shumë të butë në mbrojtje në pjesën e parë. Jemi të dëshpëruar dhe të zemëruar pasi mbetëm jashtë Championsit. Tani duhet të fokusohemi në kampionat dhe të mbesim të fokusuar ndaj Parisit, pasi duhet së paku të kualifikohemi në Ligën e Europës”, u shpreh Alegri.

Exit mobile version