Site icon

Emiljano Lules i del maska,ja disa vjedhje që bën me dy mësuese ”masha”, numëruese votash për PS-në, sa herë ka zgjedhje

Teksa një hajdut plak si, Xhemal Xhafa, u largua nga drejtimi i Institutit të të Verbëve në Tiranë, vendi i tij duket se po zihet dhe rrënjoset nga një hajdut tjetër ordiner dhe papagall televizionesh, si Emiljano Lule.

Njeriu që kujdeset shumë për një luk promocional pozitiv në media, në fakt është personi më i gabuar që po vendoset tek Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë.

Përmes lidhjeve të tij politike dhe më konkretisht koordinatorit të PS në njësinë bashkiake Nr.8, Ervin Bushati, dhe një afeksioni të krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama, Emiljano Lule, dalë nga dalë po kthehet në një mbret të pazëvendësueshme i këtij institucioni.

Kohët e fundit situata ka treguar se Lule, po hedh thellë rrënjët e veta na këtë institucion, duke krijuar një klan hajdutërie tek çdo produkt të mundshëm.

Nga ushqimi i fëmijëve, fondi i librave e deri tek nafta e këtij institucioni vidhet pak e nga pak nga tarafi i Emiljano Lules, i cili nga një person me profesion pisikolog tashmë ka marë postin e drejtorit të kësaj shkolle, me premtimin se do e reformojë atë, duke e vjedhur më tepër se paraardhësi i tij plak, Xhemal Xhafa.

Dy mashat e Emiljano Lules, janë mësueset më të paguara prej tij, Rexhina Tosku dhe Dhurata Mullisi, të cilat nga numëruese votash apo anëtare të qëndrave të votimit në Tiranë, janë katapultuar në punonjëset më të dalluara dhe të paguara të Emiljano Lules, në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë.

Dy mësueset më të dalluara për punë që i intereson Emiljano Lules, të cilat duken në këtë foto të siguruar nga ana jonë, marrin një rrogë 943 mijë lekë dhe 892 mijë lekë të vjetra, si mësonjëse të thjeshta. Ky raport prej gati 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra më tepër është kryer qëllimisht nga Emiljano Lule.

Ndërsa si dy mësueset dhe drejtori Emiliano Lule, çdo mëngjes hanë paçen në restorantet rreth shkollës.
Me këtë metodologji pune, Emiljano Lule, ka ndryshuar pllakën dhe fytyrën e institucionit, duke bërë që stafi të mos përbëjë kolektivin pedagogjik por të krijohet organizata e tarafit dhe lajkaxhinjve të Emiljano Lules.

Përpos vjedhjes sistematike me tenderët e ushqimeve skarco, që i japin tre kompanive të Njazi Prençit dhe të dy fëmijëve të tij, Gentjan Prençi dhe Eglantina Prençit, grupi vjedh edhe në drejtime të tjera.

Në organikën e këtij institucioni ka disa individë që vetëm marrin rrogën në llogari dhe nuk paraqiten asnjë ditë në punë, skanë bërë asnjë orë mësimi dhe nuk kanë qënë pjesë e asnjë mbledhje me stafin e mësuesve.

Emiljano, nuk ka hequr asnjëherë dorë nga vjedhja edhe të pikave të fundit të karburantit që ka në inventar kjo shkollë.

Sasia e naftës nuk përdoret për transportimin dhe interes të fëmijëve, por në interes të Emiljanos, dhe për makinat e bashkëpuntorëve të tij politikë.

Nga ana tjetër Emiljano, shkeli ligjin duke vënë në shërbim të interesit të tij dhe Ervin Bushatit, shtypshkronjën e këtij instituti, duke prodhuar vulat e Postës Shqiptare,që i interesonin Bushatit të shkarkuar pak ditë më parë nga Edi Rama.

Exit mobile version