Site icon

EMRAT/ Si votuan anëtarët e KAS për regjistrimin e PD së Alibeajt, kush është i vetmi që votoi kundër

Është zbardhur vendimi se si kanë votuar anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Vendimi është marrë me 4 vota pro dhe 1 kundër. Më konkretisht Elvin Lako, Ilirjan Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho kanë votuar për regjistrimin e PD së Alibeajt, përkundrejt votës së vetme kundër, atë të Elvis Çefës.

KAS ka vendosur ditën e sotme që PD të dorëzojë dokumentet me firmëjn e Enkelejd Alibeajt, duke rrëzuar vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili pretendonte se kryetar i PD-së figuronte ende Lulzim Basha.

Me këtë vendim praktikisht KAS thotë se kryetari i komanduar i Partis Demokratike do të duhet ta përfaqësojë këtë parti me atributet e plota të kryetarit, pra edhe duke firmosur deklaratën solemne por edhe duke dorëzuar korrigjuar të dhënat e kryetarit te kërkesa për regjistrim, tashmë jo emrin e Lulzim Bashës por emrin e Enkelejd Alibeajt.

Pra, edhe në fletën e votimit emri në krah të Partisë Demokratike do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Pas vendimit të KAS, kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka bërë thirrje që demokratët të dalin të bashkuar dhe me një kandidat në zgjedhje përballë regjimit të Edi Ramës.

Exit mobile version