David Datro Fofana është zyrtarisht një futbollist i Union Berlinit, me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që huazohet për një vit në Bundesligë.
20-vjeçari erdhi në janar te Çelsi për të zëvendësuar Armando Brojën, i cili pësoi një dëmtim të rëndë duke humbur sezonin.
Gjithsesi Fofana nuk shkëlqeu aq sa pritej dhe për këtë arsye trajneri Poçetino zgjodhi që ta huazonte për një vit te Union Berlini, me këtë të fundit që surprizoi sezonin e kaluar, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.