Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij synon të blejë përsëri një seri të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Ky veprim thuhet se ka potencialin për të shkaktuar sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në të ardhmen, askush nuk mund të ndërhyjë në lidhje me atë lloj sistemi mbrojtës që marrim, nga çdo vend në çdo nivel. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë. Ne jemi të vetmit që marrim vendime si kjo,”- tha Erdogan.
Sipas mediave të huaja, ndërkohë, Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin u takuan ditën e sotme në Moskë, thuhet se ata do të diskutojnë çështje të ndryshme përfshirë dhunën në veriperëndim të Sirisë.