Site icon

Ergi Dini do mbushte sot 27-vjeç, vjen mesazhi prekës i Barbanës: Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe

Ergi Dini do të mbushte sot 27 vjeç, por aksidenti tragjik i mori jetën atij në vitin 2016.

Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na theu zemrat të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse.

“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë… Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………..”, shkruan Barbana në dedikimin për të vëllanë.

Exit mobile version