Site icon

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ 18 gola të shënuar! Franca dhe Holanda bëjnë detyrën, Moldavia surprizon Çekinë. Ja rezultatet

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.Shqipëria ka humbur në Varshavë ndaj Polonisë teksa sfida u vendos nga një episod i vetëm. Goli u shënua në minutën e 41’ nga Sviderski. Po në grupin Moldavia ka surprizuar Çekinë pasi ndeshja u mbyll në barazimin 0-0.

Franca ka mposhtur me rezultatin 1-0 Irlandën falë golit spektakolar nga Benzhamin Pavard.

Holanda nuk ka zhgënjyer përballë Gjilbratarit duke fituar me rezultatin 3-0. Ky është 3-pikëshi i parë i “Tulipanëve”, pasi ndeshjen e parë u mundën nga Franca.
GRUPI B

IRLANDË 0-1 FRANCË
HOLANDË 3-0 GJILBRATAR
GRUPI E

POLONI 1-0 SHQIPËRI
MOLDAVI 0-0 ÇEKI
GRUPI F

AUSTRI 2-1 ESTONI
SUEDI 5-0 AZERBAJXHAN
GRUPI G

HUNGARI 3-0 BULLGARI
MALI I ZI 0-2 SERBIA

Exit mobile version