U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet kualifikuese të Europianit që prodhuan në total plot 19 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Italisë dhe Anglisë që përfundoi me rezultatin 1-2, ndërkohë po në Grupi C, Maqedonia e Veriut mposhti në shtëpi Maltën.Në duelet e tjera, Portugali bëri detyrën ndaj Lihtenshtenit, duke u mjaftuar me triufin 4-0, ku dy gola u shënuan nga Kristiano Ronaldo.
Në dy sfidat e tjera të këtij grupi, Bosnja mposhti 3-0 Islandën, ku spikati mesfushori i Milanit, Kruniç, që shënoi dopietë, teksa dueli mes Sllovakisë dhe Luksemburgut u mbyll në shifrat 0-0.
Në dy duelet e tjera, Danimarka mundi Finlandën me rezultatin 3-1, falë tripletës së sulmuesit të Atalantës, Hojlund, teksa Irlanda e Veriut triumfoi 0-2 ndaj San Marinos. Ndërkohë në orën 16:00, Sllovenia triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Kazakhistanit.