U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e fundit të grupeve të Ligës së Europës, ku u regjistruan plot 19 gola. Arsenali dhe Roma nuk falën në shtëpi, duke triumfuar respektivisht ndaj Zyrih dhe Ludogorets. Si “topçinjtë” ashtu dhe skuadra e Murinjos, do të vijojnë aventurën në fazën tjetër të Ligës së Europës, duke qenë dy ndër ekipet pretendente për të fituar këtë trofe.Në duelet e tjera spikasin fitoret e Betis, PSV, Bragës, Fenerbahçes dhe Union Berlinit. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Rend he AEK Larnakës.
EUROPA LEAGUE/ Arsenali dhe Roma nuk falin në shtëpi, ja rezultatet dhe renditjet e sfidave të fundit të grupeve

