Agjentët e FBI në SHBA thonë se trupi i gjetur më herët gjatë ditës së sotme në Pyllin Kombëtar të Teton County, ëyoming, i përket 22-vjeçares Gabby Petito.
22-vjeçarja Petito u raportua e zhdukur nga familja e saj më 11 shtator, por ngjarja u mbulua nga misteri kur i dashuri i saj, Brian Laundrie u kthye i vetëm në qytet.
23-vjeçari me të cilin Petito kishte rreth dy vite që zhvillonin udhëtime turistike në zona të ndryshme të SHBA, nuk pranoi të fliste duke e bërë edhe më të vështirë hetimin.
Familjarët e vajzës 23-vjeçare drejtuan gishtin nga i dashuri i saj, por autoritetet nuk kanë ende prova për ta akuzuar. Laundrie prej dy ditësh është në arrati.