Site icon

Festë e “çmendur” nga futbollistët e Portos në avion, si e pritën humbjen e penalltisë së Atletiko Madrid në minutën e 99-të

Atletiko Madrid i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve pasi është ndalur në një barazim 2-2 nga Bajer Leverkusen në Spanjë. Teksa kishin mundësinë e artë për tu kualifikuar ata humbën penalltinë vendimtare në minutën e 99 të duelit.

Fati nuk ishte në anën e tyre pasi gjuajta e Karaskos u ndal nga portieri Lukas Hradecky. Si pasojë e kësaj ndeshje, në fazën tjetër janë kualifikuar Klub Bryzh dhe Porto.

Por si e kanë pritur këta të fundit kualifikimin?

Të gjithë futbollistët ndodheshin në avion teksa po ndiqnin minutat e fundit të sfidës. Në momentin e humbjes së penalltisë, ata kanë filluar festën së bashku me trajnerin dhe presidentin e klubit.

Momente lumturie dhe të paharrueshme për Porton dhe të gjithë tifozët e tyre.

Exit mobile version