Barcelona ka regjistruar disfatën e tretë në La Liga. Katalanasit u mposhtën në javën e 31-të nga Vajekano e Ivan Balliut me rezultatin 2-1, teksa diferenca me Realin vijon të jetë 11 pikë.Golat e Alvaro Garsias dhe Fran Garsias në minutat 19 dhe 53 i dhuruar fitoren Vajekanos, ndërkohë golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Levandovski, i cili gjeti rrugën e rrjetës pas afro 1 muajsh “agjërimi”.Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Ivan Balliu, shqiptari zhvilloi një paraqitje dinjitoze, duke u aktivizuar titullar, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit. Ky ishte suksesi i 11-të në kampionat për Vajekanon, që u ngjit në vendin e 9-të në renditje.
Feston Ivan Balliu, Vajekano mposht Barcelonën në La Liga

