Site icon

Fillim i përsosur/ Reijnders, perfekt në pasime dhe vrapoi më shumë se kushdo

Një fillim pozitiv pritej, por askush nuk priste përsosmërinë. Tizhani Reijnders ka pasur një ndikim të madh në përvojën e tij të re në Milan. Holandezi tashmë ka marrë frerët e mesfushës dhe mahnit për cilësinë të kombinuar me sasi.

Një shifër domethënëse nga debutimi në kampionat kundër Bolonjës: Holandezi përshkoi 12.8 km, më shumë se të gjithë lojtarët në fushë të hënën mbrëma. Nuk është befasi: sezonin e kaluar ai ishte lojtari i tretë në të gjithë Europën për kilometra të përshkuar. Në këtë statistikë sigurisht që nuk e bën Milanin të ndiejë mungesën e Tonalit. Të paktën për momentin.

Në fakt, 24-vjeçari ishte përsosur ndaj Bolonjës. Përveç asistit edhe në pasimet e tjera. As edhe një nga 27 pasimet e tentuar nuk ishte i gabuar. Sipas të dhënave të raportuara nga Opta, ai është lojtari i parë i “djallit” që e bën këtë në një ndeshje të Serisë A që kur këto të dhëna kanë nisur të mblidhen (sezoni 2004-2005).

Një kartëvizitë e bukur që ndihmoi kuqezinjtë të fitonin dy ndeshje radhazi pa pësuar gola në transfertë, në Serinë A, për herë të parë që prej marsit 2022 (kundër Empolit dhe Kaljarit në atë rast). I ardhur për thuajse 20 milionë euro, deri më tani ai ka qenë ndër më pozitivët për Milanin.

Exit mobile version