“Pronari në hije i kompanisë së pastrimit ‘Silvio’ bashkëpunëtor me hajdutin famëkeq Vaid Tarja, i dënuar për vjedhjen 3.7 milionë USD në Elbasan. Aktualisht nën hetim për pastrim parash nga Holanda. ‘Pastrime Silvio’, 24 tenderë nga Erion Veliaj, 22 nga Manastirliu, mori 5 milionë USD tenderë nga OST për shtrim linjash
Ortaku në biznes i një hajduti të dënuar për skema mashtrimi, aktualisht nën hetim për pastrim të parave të pista që vijnë nga Holanda në Shqipëri, ka marrë dhe po merr miliona euro tenderë publikë, kryesisht në fushën e pastrimit, por edhe atë të ndërtimit. Bëhet fjalë për Fiqiri Allmuçën, pronarin e kompanisë së tenderëve klientelistë, ‘Pastrime Silvio’, të cilën e ka kaluar në ermin e Bule Allmuçës.
Fiqiri Allmuça ka qenë ortak me Vaid Taren, në kompaninë tjetër po me emrin ‘Silvio’, themeluar në vitin 2005, me objekt pastrim dhe mirëmbajtje godinash. Të dyja kompanitë kanë si adresë; Ndjesia Bashkiake nr. 2, Tiranë Rruga Fatmir Haxhiu.
Vaid Tare është një nga personazhet e skeduar dhe që po hetohet aktualisht për pastrim masiv parash të pista në Shqipëri, para të cilat vinin kryesisht nga Holanda. Vaid Tarja është gjithashtu një spekulant dhe mashtrues me damkë. Në një rast ka mashtruar tatimet dhe ka përvetësuar 3.7 milionë USD, ku për këtë vepër penale është dënuar me vendim të formës së prerë. Ditët e fundit, Vaid Tare, me lidhje të forta me Fiqiri Allmuçën, ka marrë shuma të madha parash nga një bankë nga Holanda, para të cilat janë produkt i një skeme piramidale në Holandë, skandal ky i konfirmuar edhe nga autoritetet e holandeze.
Vetëm vitet e fundit, ‘Pastrime Sivio’ e Fiqiri Allmuçës, tashëm në emrin e Bule Allmuça, ka marrë 65 tenderë të dyshimtë dhe kientelistë, me vlerë miliona euro. Nga 65 tenderë, kompania ‘Pastrime Sivio’ ka marrë 24 tenderë vetëm në Bashkisë së Tiranës dhe degët e saj për shërbim pastrimi dhe dezinfektimi, me ofertë gati sa fondi limit. Duket qartë se është zbatuar një skemë vjedhjeje mes kompanisë së dyshimtë dhe drejtorëve të Veliajt, për të cilët do të flasim në vijim.
Fiqiri Allmuça ka marrë edhe tenderin me vlerë 1.2 milionë USD për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Sheshit ‘Skënderbeu’, bashkë me oligarkun Shkëlqim Fusha, me paracaktim nga Lali Eri.
22 tenderë kompania e Fiqiri Allmuçës i ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtorët e saj të korruptuar, për shërbim pastrimi, dezinfektim dhe transport mbeturinash, kryesisht tenderë me paracaktim dhe flamur të kuq. Një tender 1 milionë USD, aq sa fondi limit, Allmuça e ka marrë nga Brunlida Çami për largimin e mbetjeve të Spitalit të Shkodrës. Nuk dihet nëse Allmuça e ka ndarë përqindjen me Çamin apo shefat e saj.
Tenderë të dyshimtë, Fiqiri Allmuça ka marrë edhe nga OSHEE, KESH dhe OST, tre ndërmarrjet më të korruptuara në Shqipëri. Madje tek OST, ka marrë në bashkëpunim edhe tenderin 1milionë USD, gati sa fondi limit, për ndërtimin e linjës 220 kV me dy qarqe Komsi-Shumat. Një tjetër tender të ngjashëm korruptiv, me flamur të kuq dhe në bashkëpunim, për ndërtim linjash, Allmuça e ka marrë nga OST, tashmë me vlerë rreth 4 milionë USD. Se çfarë lidhjet ka një kompani pastrimi me linjat e OST, këtë duhet të na e thotë SPAK-u./Pamfleti