Site icon

Firma “GR-Albania” e trafikantit Gentjan Filaj, supervizon punimet te Rruga e Arbrit pa Certifikatë Akreditimi

A do të hetojë SPAK në rrugën e dështuar të Arbrit: Kompania “GR- Albania” supervizon punimet e ortakes së saj “Gjoka Construction”; një konflikt i pastër interesi…

Dokument zyrtar nga Ministria e Eknomi-Financave/ Shkak i nos pajisjes me certifikatë është raporti i Inspektimit të Autoritetit Rrugor dhe raporti i KLSH, që kanë kontatuar se firma “GR-Albania” ka hartuar relacione supervizues fals të punimeve, duke fshehur mos zbatimin faktik të projektit të rrugës me devijime traseje, mos kryerje zërash e procese punimesh, mangësi në vepra arti e standarde teknike

Tjetër skandal nga firma “GR-Albania Sh.p.k” e trafikantit Gentjan Filaj, ortak me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe me Rrok Gjokën e Edi Ramës në koncesionet e disa HEC-ve private.

Sipas dokumentit zyrtar që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave, rezulton se firma “GR-Albania” po surpevizon punimet te “Rruga e Arbërit” pa Certifikatë Akreditimi.

Kjo firmë ka qenë e pajisur deri më 8 nëntor 2022 me Certifikatë Akreditimi, për mbikëqyrje teknike të zbatimit të projektit të rrugës së Arbrit, por nuk është pajisur me certifikatë të re nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Teknik në Ministrinë e Financave.

Shkak është raporti i Inspektimit të Brendshëm nga Autoriteti Rrugor dhe raporti i KLSH, që kanë konstatuar se firma “GR-Albaina” ka hartuar relacion supervizimi fals të punimeve, duke fshehur mos zbatimin faktik të projektit të rrugës me devijime traseje, mos kryerje zërash e procese punimesh, mangësi në vepra arti, mungesë standardesh teknike e cilësi të dobët.

Shkak tjetër i mos dhënies së Certifikatës së Akreditimit, është fakti se kjo firmë ka bërë falsifikime edhe në projekte të tjera investimesh publike, sidomos në vepra burimesh ujore.

Qysh prej datës 9 nëntor 2022, firma “GR-Albania” e trafikantit Gentian Filaj, megjithëse pa Certifikatë Akreditimi, vazhdon mbikëqyrjen dhe supervizimin teknik të punimeve dhe zbatimit të projektit te “Rruga e Arbrit”.

Pas refuzimit të akreditimit, të drejtën për të aplikuar përsëri për certifikatë në Ministrinë e Ekonomi-Financave, firma e ka pas 2 vitesh, por Autoriteti Rrugor po e lejon të bëjë mbikëqyrje punimesh e të hartojë relacione.

Në vijim do publikojmë 20 fakte, nga falsifikimet që Gentjan Filaj ka bërë në relacionet e supervizimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Exit mobile version