Site icon

Fitoi gjithçka me Mançester Sitin, ylli i “qytetarëve” prezantohet në Arabinë Saudite

Rijad Mahrez është ylli i radhës që lë Europën për t’u bashkuar me skuadrën e Al Ahli në Arabinë Saudite.

Pas shumë e shumë përpjekjeve, klubi arab më në fund ka arritur të bindë Mançester Sitin, që e la të lirë për shumën e 30 milionë paundëve.

Sulmuesi algjerian që fitoi çdo gjë me “qytetarët” ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, aty ku do të bashkohet me Roberto Firminjon dhe Eduard Mendi.

Exit mobile version