Site icon

Fitorja nuk sjell qetësi, Kurtua i bën apel ekipit: Kujdes në Londër, nuk ka mbaruar

Portierit të Realit të Madridit, Tibo Kurtua, duket se suksesi 2-0 përballë Çelsit në ndeshjen e vajtjes çerekfinale në Ligën e Kampioneve i qëndron disi ngushtë.

Belgu ka deklaruar se një gol më shumë do ta kishte mbyllur çështjen e kualifikimit. Ndaj, ai i ka bërë apel skuadrës që të tregohet e kujdesshme në takimin e kthimit në “Stamford Bridge” të martën e ardhshme.

“Po të marrësh parasysh faktin se për gati gjysmë ore Çelsi luajti me një lojtar më pak të krijohet ajo përshtypja se duhet ta kishim mbyllur kualifikimin që në Madrid. Megjithatë, edhe 2-0 është një rezultat i mirë, që na jep shanse të mira kualifikimi. Gjithsesi, në Londër duhet të bëjmë kujdes, veçanërisht në fillimin e takimit”, ka qenë apeli i belgut.

Exit mobile version