Mikel Arteta pranon se Arsenali është transformuar si skuadër dhe këtë sezon ka tjetër karakter, teksa pasditen e djeshme mposhtën me rezultatin 3-2 Liverpulin në stadiumin “Emirates”.
“Kishte shumë momente kur Liverpuli ishte kërcënues dhe mund të të hapte, por ne treguam qetësi dhe karakter”, tha trajneri i “Topçinjve”.
“Në pushim fjalimi im ishte i zjarrtë, por ne donim që t’i jepnim besim lojtarëve dhe t’u thoshim atyre se ndeshja ishte atje për t’u fituar.
Në pjesën e dytë organizimi ishte më i mirë, edhe koha e presingut. Ne fituam çdo top të dytë. Jam shumë i kënaqur. Martineli ka bërë një përmirësim fenomenal. Është një makth të luash kundër tij”, shtoi tekniku spanjoll.

