Site icon

Fizioterapisti i kombëtares humbi betejën me COVID, De Biasi: Sot kam një mik më pak në Shqipëri

Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren, Gianni de Biasi, ka shkruar sot një mesazh ngushëllimi për Ylli Mihalin, fizioterapistin kuqezi që humbi jetën për shkak të COVID-it.

“Jam shumë i trishtuar për largimin e mikut tim Ylli. Një person që e vlerësova shumë, si anga ana njerëzore ashtu edhe atë profesionale. Fiziku i tij i bëshëm fshinte një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën dhe kombëtaren tonë.

Fatkeqësisht do kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do ta mbaj ekzistencën tënde në zemër. Faleminderit për gjithçka. PREHU NË PAQE MIKU IM,”-shkruan De Biasi.

Exit mobile version