Është bërë publik identiteti i autores së sulmit të djeshëm me bombë në sheshin Taksim, Stamboll, ku humbën jetën 6 vetë dhe u plagosën 81 të tjerë.
Në një postim në Twitter gazetari turk Ismail Umut Arabaci tha se ajo është një shtetase iraniane dhe urdhëri për sulmin iu dha nga shtapi i YPG-së në Kobani.
“Emri i terroristes është Ahlam Albashir, një shtetase siriane. Element special i inteligjencës së organizatës terroriste PKK-YPG. Ajo ka hyrë në Turqi nga Afrini, urdhri i veprimit është dhënë nga shtabi i YPG-së në Kobani,” shkroi ai.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ka shkruar në 46 numri i të arrestuarve si bashkëpuntorë të përfshirë në sulmin e djeshëm.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka foluar pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll, duke deklaruar se autori i dyshuar i sulmit do të kishte larguar për në Greqi nëse nuk do të ishte arrestuar nga autoritetet.
Siç tha Soylou nga vendi ku shpërtheu bomba, e dyshuara kryesore për shpërthimin “do të ishte arratisur sot në Greqi” nëse autoritetet turke nuk do ta kishin kapur menjëherë.
Në të njëjtën kohë, ministri i Brendshëm turk deklaroi se “nuk i pranojmë ngushëllimet e ambasadës amerikane”.
“Ne e kemi marrë mesazhin. Por nuk pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. Nuk jemi armiq të askujt dhe as nuk kemi mashtruar askënd. Dua të them se ne nuk kemi forcë të durojmë tradhtinë. Po të mos e kishim kapur autorin do të ishte arratisur sot në Greqi”, tha ai.
Së fundmi, Soylou tha se policia ka në dispozicion një transkript të një bisede telefonike, ku thuhet se PKK ka urdhëruar vrasjen e autorit për të parandaluar arrestimin e saj.