Policia ka vendosur shiritin e verdhë, duke mos lejuar asnjë prej kalimtarëve që të afrohen në zonë.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe policia kanë nisur ditën e sotme një aksion në kompleksin Rolling Hills.
Mësohet se IMT, ka nisur të shembë të gjitha ndërtesat që janë pa leje, teksa në ndihmë i ka ardhur dhe policia, e cila ka rrethuar me shirita të verdhë zonën ku po ndërhyet, duke mos lejuar asnjë prej kalimtarëve që të afrohen në zonën ku po ndërhyet.
Nuk dihen se sa objekte do të shkatërrohen në këtë kompleks, apo edhe se kush janë pronarët e banesave që do të prishen.
Kompleksi është në dalje të Tiranës dhe përbëhet nga 154 vila luksoze.

